Xherdan Shaqiri tregon se nëse do të shënonte ndaj Kosovës, a do ta festonte golin
Xherdan Shaqiri ka folur para ndeshjes miqësor ndaj Kosovës.
Shaqiri në një intervistë për “Sporti Total” në KTV ka thënë se në rast se do të shënon ndaj Kosovës në këtë miqësore ai nuk do ta festojë golin , pasi thotë se ka respekt të madh për Kosovën, shkruan Periskopi.
“Unë kam respekt për Kosovën dhe Shqipërinë. Sporti është sport dhe si në çdo ndeshje edhe ndaj Kosovës do të jap 100 % nga vetja. Po të kem rast duhet të shënoj, por sigurisht se nuk do të festoja nëse do të shënoja gol, sepse kam shumë respekt për Kosovën. Është ndeshje miqësore dhe me rëndësi është të luaj në këtë ndeshje historike”, tha Shaqiri.
Kujtojmë se takimi mes të dyja vendeve do të zhvillohet me datën 29 mars me fillim nga ora 18:00.