Xherdan Shaqiri shënon gol të bukur në fitoren e Chicago Fire kundër Inter Miamit
Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në fitoren e Chicago Fire kundër Inter Miamit.
Chicago e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3:1, teksa futbollisti nga Kosova ishte autor i golit të dytë për skuadrën e tij
Shaqiri shënoi në minutën e 64-të. Për reprezentuesin e Zvicrës ishte ky goli i tij i pestë në MLS, krahas edhe 12 asistimeve.
Jhon Duran shënoi dy golat tjerë të fitores, në minutat 40 dhe 64.
Ndërkaq, golin e vetëm për Inter Miamin e shënoi sulmuesi i njohur argjentinas, Gonzalo Higuain, në minutën e 77-të. Ai shënoi nga pika e bardhë.