Xherdan Shaqiri futet në librin e rekordeve me euro-golin ndaj Skocisë
Xherdan Shaqiri realizoi një gol brilant nga distanca ndaj Skocisë, në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.
Zvicra ishte duke humbur 1-0 pas minutës së 13-të, por lojtari nga Zhegra e Gjilanit doli në skenë me specialitetin e tij.
Por, me këtë gol – ish-ylli i Bayern Munichut dhe Interit tani e ka vendosur vetën në librin e rekordeve të futbollit.
Shaqiri bëhet lojtari i parë që realizon në gjashtë gara të mëdha ndërkombëtare radhazi.
Kupa e Botës 2014
Kampionati Evropian 2016
Kupa e Botës 2018
Kampionati Evropian 2020
Kupa e Botës 2022
Kampionati Evropian 2024. /Telegrafi/