Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmërim
![Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmërim](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/EA2557EB-2C40-4175-AA50-E5A79518EF3C-533x300.jpeg)
Gjatë spektaklit të së martës, Gjestit iu shfaq një intervistë e ish-të dashurës së tij, Xheneta, dhënë në emisionin “Fan Club” në Top Channel.
Gjestit iu dha mundësia të komentonte deklaratat e Xhenetës, ku ai u shpreh se marrëdhënia e tyre tashmë ka përfunduar dhe se ai ishte përballur me ofendime të vazhdueshme nga ana e saj.
Pas këtyre deklaratave, Xheneta nuk ka dhënë asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, pak minuta më parë, ajo ka publikuar një story enigmatike në Instagram, ku shkruan: “Heshtja flet më shumë se heshtja”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë diçka për të thënë.
Në të njëjtin postim, ajo ka shënuar edhe orën 19:00, duke ngritur dyshime se mund të vijë me një reagim ose një deklaratë publike në atë orar.
Çfarë do të ndodhë më tej? Mbetet për t’u parë.