Xhemaili e quan paranojak Ramabajën: Ju ka tregu me kohë Ramushi se çka jeni, “një shtëpi me budallë”

Xhemaili e quan paranojak Ramabajën: Ju ka tregu me kohë Ramushi se çka jeni, “një shtëpi me budallë”

Zëdhënësi i AAK-së dhe njëherësh kandidati për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj deklaratave të analistit të afërt me pushtetin, Sadri Ramabaja. Gjatë një debati televiziv, Ramabaja pretendoi se AAK mund të përballet me vështirësi për të kaluar pragun zgjedhor.

Xhemaili i cilësoi prognozat e Ramabajës si “fiktive dhe paranojake”, duke e akuzuar atë si një sahanlëpirës të regjimit të Albin Kurtit.

“Ramabaja është kapur nga kriza, sa që edhe në ëndërr e sheh Ramush Haradinajn duke akuzuar Kurtin si një shërbëtor të interesave serbe,” shkroi Xhemaili.

Ai theksoi se nuhatja politike e Ramush Haradinajt gjithmonë ka qenë e hershme dhe e saktë.

“Ramushi ishte i pari që e quajti Kurtin një mashtrues, dhe në fillim kjo nuk u pranua nga opinioni publik. Por sot, jo vetëm spektri politik, por edhe vetë zyrtarët e Vetëvendosjes e pranojnë këtë realitet,” shtoi ai.

Xhemaili rikujtoi një deklaratë të Haradinajt, kur ai e cilësoi Qeverinë Kurti si “një shtëpi me budallë”.

“Sot e gjithë Kosova e di se kjo qeveri është pikërisht një shtëpi budallësh. Deklarimet e Ramushit kanë dalë dhe do të dalin të sakta herët a vonë, dhe as Ramabaja nuk është imun ndaj kësaj të vërtete,” përfundoi ai.

Shpërndaje në: