Xhemaili: Deri në 23 orë pa rrymë në Gjilan, kryeministri paska vendos me fol për punësim të punëtorëve nga Bangladeshi
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, katër vitet e qeverisë Kurti i ka quajtur vite të humbura për Gjilanin.
Xhemaili duke komentuar vizitën që sot Kurti i ka bërë Gjilanit, ka thënë se ai pas katër viteve po kthehet në ‘vendin e krimit’.
“Plot 32 mijë vota i ka pas marrë Albin Kurti në vitin 2021 në Gjilan. Gjilani besoi masovikisht në Kurtin. Pas katër vitesh Kurti po kthehet në “vendin e krimit”, duke premtu zhvillim ekonomik e punësim të punëtorëve të Bangladeshit, pafytyrë sepse veç sot kemi pasur 23 orë mungesë të rrymës. As nuk na ndihmoi që ta përfundojmë autostradën, as nuk na ndihmoi që të ndërtojmë stadiumin e asnjë projekt kapital tjetër”, ka thënë Xhemaili.
Ai ka shtuar se katër vitet e qeverisë Kurti janë vite të humbura për Gjilanin.
“Para dy vitesh na ka pas sugjeruar që kur nuk ka rrymë me u mbulu me qebe. Katër vjet të humbura për Anamoraven. Nuk do te duhej të konsiderohej njerëzore që Kurti t’i sheh qytetarët e Gjilanit veç si makinë të votave. 4 vjet i humbe Gjilan. Mos i humb edhe katër të tjera”, është shprehur ai.