Xheli i thonjve rrit rrezikun e kancerit të lëkurës
Dritat Ultravjeollcë që përdoren për të tharë xhelin në thonjtë tuaj mund të bëhen shkak për rrezikun e kancerit të lëkurës.
Rrezet ultra vjollcë dhe kanceri i lëkurës
“Llampat lëshojnë rrezet ultraviolet A, të cilat janë gjatësi më të gjata se ultraviolet B dhe kështu depërtojnë në lëkurë më thellë”, shpjegoi mjekja Susan Swetter. Disa studime të kryera në vite kanë treguar se ekspozimi i tepërt ndaj këtyre dritave ju vë në një rrezik më të lartë të kancerit të lëkurës.
Mbrojtja e lëkurës
Autorët e studimeve rekomandojnë që të mbroni duart tuaja sa herë bëni thonjtë në një qendër estetike nëse po përdorni një llambë UV.
Dy sugjerimet e tyre janë të mbani doreza në ngjyrë sa më të errët, duke i prerë vetëm në pjesën e thonjve që duhet të preket nga drita. Gjithashtu një tjetër mënyrë për të mbrojtur duart është aplikimi i kremit mbrojtës nga dielli.
Sipas mjekëve, dorezat janë më të ndjeshme ndaj këtyre rrezeve ndërsa kremi më rezistent, prandaj do të ishte zgjidhja më e mrië për ju sa herë shkoni për të bërë thonjtë.
Shenjat në lëkurë
Megjithatë, ndonjëherë masat mbrojtëse nuk japin garancinë makimale. Nëse vëreni shenja si plagë të kuqerremta në lëkurë duhet të drejtoheni menjëherë te dermatologu.