Xhavit Haliti për formimin e Qeverisë: Topin tani e ka Albini…

Xhavit Haliti për formimin e Qeverisë: Topin tani e ka Albini…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile.

Abdixhiku në Rubikon tha se nuk ka asnjë arsye të vetme që LDK të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurtër e pastaj të shkohet në zgjedhje prapë.

Ai mohoi kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje por la të hapur mundësinë për bisedime me partitë opozitare.

Në lidhje me deklaratat e Abdixhikut ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, transmeton Periskopi.

Haliti tha se kryetarët e subjekteve politike, duke iu referuar deklaratave të Abdixhikut, nuk shprehin mendim personal por qëndrimin e partisë.

“Secili politikan e qytetarë i Kosovës e ka të garantuar me Kushtetutë e ligj lirinë e shprehjes. Kryetarët e partive kur flasin nuk shprehin mendimin personal por qëndrimin e partisë, pasi këtë qëndrim ta kenë marrë brenda strukturave të partisë përkatëse” deklaroi Haliti.

Ai tha se qeveri afatshkurter ose afatgjatë mund të mbështes ose jo kushdo por se kjo varet nga koalicioni që arrin me bë qeverinë.Haliti tha se tani ‘topin e ka Albini’ por se a mundet apo jo me e bë Qeverinë varet nga numrat në Kuvend.

“Shpresoj që kryetarët e partive politike dhe grupet parlamentare gjatë legjistratures në ardhje do e miratojnë “Ligjin për Partitë Politike”. Qeveri afatshkurter ose afatgjatë mund të mbështes ose jo kushdo, por kjo varet nga koalicioni që arrin me bë Qeverinë. Tani topin e ka Albini, mundet me bë qeverinë apo jo varet nga numrat në Parlament” tha Haliti

Shpërndaje në: