Xhavit Haliti: Me 9 shkurt votuesit do ta qojnë në opozitë, Lëvizjen Vetëvendosje!
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson do t’a tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara.
“Unë e shoh rezultatin mbi atë të 14 shkurtit të vitit 2021”, deklaroi Muja.
Muja tha se presin që rezultati të jetë mes 53-54 përqind.
Në lidhje me deklaratën e Mujës deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, tha se një deklaratë e tillë është përpjekje për të mbajtur elektoratin i cili është luhatur dhe po shprehin pakënaqësi.
Haliti tha se me 9 shkurt votuesit do ta qojnë në opozitë, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Është deklaratë ambicioze dhe përpjekje për ta mbajtur elektoratin e shumtë, i cili është luhatur dhe publikisht po shprehin pakënaqësi për mënyren e qeverisjes së qeverisë Kurti. Ata janë të zhgënjyer dhe nuk do ta përseritin gabimin për të dyten herë. Premtimet e LVV në fushaten e kaluar po analizohen nga gjykata e çdo qeverie, që është votuesi . VV-ja qeverisjen e mori me dhunë e përmes dhunës, me 9 shkurt votuesit e Kosoves do i çojnë në opozitë.
“Nuk e besoj që zoti Muja është i bindur për atë që thotë, por, meqë Kryetari i VV-se e kryeministri i Kosovës ka shkuar në emigracion po ju duhet me thënë diçka. Besoj që qytetarët e Kosovës nuk do ta denojnë vehten e fëmijtë e tyre, përmes votës së tyre” tha Haliti në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”
Muja ka deklaruar se nëse i marrin rreth 60 mijë të diasporës, pritja është për një rezultat të tillë.
“Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, që ishin rreth 60 mijë, unë besoj që ne duhet të presim, është reale që të presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu do të jetë, kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë Muja në Klan Kosova.