Xhamia në Ramnishtë të Vitisë jashtë kontrollit të BIK-ut, xhemati kërcënon Periskopin, nuk i lejon të kontaktojnë imamin
Bashkësia Islame në komunën e Vitisë ka treguar se dy xhami në këtë komunë nuk janë nën menaxhimin e BIK-ut, duke kërkuar nga shteti që të veprojë, shkruan Periskopi.
Hysamedin Hoxha, pëfaqësues i Këshillit të BIK-ut në komunën e Vitisë kishte njoftuar se dy Xhami, ajo në Gjylekar dhe në Ramnishtë nuk janë nën juridiksionin e BIK-ut.
“Ju e dini se janë dy xhamia në komunën e Vitisë që jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Vitisë, vizitat e disa njerëzve dhe ardhja e njerëzve të pa njohur në ato objekte për mua është tepër shqetësues, po vizitohet pikërishtë ato dyja që nuk janë nënkontrollen tonë, njerëzitë që vijnë aty janë të panjohur jo nga komuna jonë, kjo është shqetësuese. Ne si BIK kemi njoftuar të gjitha autoritetet shtetërore dhe kemi adresu edhe këtu disa herë këtë problem. Këtu duhet veprim të shtetit. Na kemi informuar çdo institucion që merret me çështje të sigurisë se këto dy vende publike janë ilegale na si institucion nuk kemi forcë ma shumë. Unë po ju njoftojë se ato dy xhamia ne nuk i menaxhojmë, imamët janë ilegal ne nuk e paguajmë, kemi hapur konkurs për imam por askush është interesuar sepse ka kërcënime.” – deklaroi ai, transmeton PlusTV.
Periskopi dje gjatë ditës ishte tek xhamia e re në Ramnishtë për të marrë një qëndrim nga ana e tyre në lidhje me këto akuza, por kjo ishte e pamundur.
Xhemati i Xhamisë nuk e ka lejuar ekipin e portalit as të xhirojë dhe të njejtit hezituan ta tregonin emrin e mbiemrin e imamit të Xhamisë.
Madje ata e kërcënuan gazetaren e Periskopit në qoftëse publikohen pamje nga Xhamia.
“Mbaje n’men mjë llaf me bo me dalë, mbaje mend”, thoshte njëri prej banorëve.
“Si dreqnit jeni bo”, thotë tjetri.
“Del një video e Xhamisë në Facebook tani, ndryshe”, u shpreh një djalë i ri në moshë.
Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:
BIK’u e shpalli jashtë kontrollit të saj xhaminë e Ramnishtës në Viti. Çfarë po ndodh aty? Gazetarja e Periskopit ishte atje, por u kërcënua dhe nuk u lejua të xhirojë nga xhemati i xhamisë misterioze. Ndiqeni videon deri në fund.
Posted by Periskopi Extra on Friday, July 21, 2023