Xhaketa e famshme e lëkurës së viteve ’90-të, është sot më në modë se kurrë

Me siguri e keni vënë re që xhaketa e lëkurës këtë vit, i përket një tjetër niveli, atij të viteve ’90-të!
Dikur, Gëyneth Paltroë, Jennifer Aniston, Cindy Crawford e shumë të tjera do t’i shihje shpesh me xhaketën e lëkurës oversize, të gjatë deri tek vithet dhe sot, një dekadë më vonë blogeret e Instgram-in e rikthyen në fiksimin e radhës!
Lehtësisht i kombinueshëm me streçe, xhinse, fustane, apo pantallona të gjera, modeli i famshëm i xhaketës së lëkurës ka fuqinë të ndryshojë edhe veshjen më bazike në botë.
Xhaketa treçerekshe, jo domosdoshmërisht duhet të jetë e zezë për të qenë IN. Një lëkurë vishnje apo bezhë, do të ishin investim i zgjuar që zgjat në kohë!
Burimi: Who What Wear