Xhaka u shndrrua në Pirlon e dikurshëm kundër Francës, derisa publikohet përmbledhja e paraqitjes drithëruese të tij

Xhaka u shndrrua në Pirlon e dikurshëm kundër Francës, derisa publikohet përmbledhja e paraqitjes drithëruese të tij

Zvicra tejkaloi pritshmëritë për të kaluar në cerekfinale të Euro 2020, të hënën mbrëma.

Skuadra e Vladimir Petkovicit mposhti Francën në penallti në Bukuresht, për të siguruar një përballje me Spanjën të premten mbrëma.

Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme ekipore e zvicëranëve në Rumani. Në minutën e 80-të të ndeshjes, ata ishin në disavantazh 3-1, pas dy golave nga Karim Benzema dhe një eurogoli të Paul Pogbas, transmeton Periskopi.

Një minutë më vonë, Haris Seferovic shënoi golin e dytë të ndeshjes për ta ngushtuar deficitin.

Pastaj, krejt në fund, zëvendësuesi Mario Gavranovic shënoi një gol sensacional të barazimit për ta shokuar skuadrën e Didier Dechamps.

Njeriu prapa golit të tretë tretë të Zvicrës ishte kapiteni Granit Xhaka, teksa pasimi perfekt i mesfushorit të Arsenalit ia servoi në pjatë golin Gavranovicit.

Asistimi i Xhakës brenda ‘National Arena’ ishte një moment spikatës në një prej paraqitjeve më madhështore individuale në histori të Kampionatit Evropian.

28-vjecari u shndrrua në Andrea Pirlon e dikurshëm në kryeqytetin e Rumanisë dhe francezët thjesht nuk kishin përgjigje për të.

Përmbledhja e paraqitjes së Xhakës është publikuar dhe është absolutisht sensacionale.

Shijojeni. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: