Xhaka rikthehet pas gjashtë javësh në shtëpi, pritet nga vajza e tij

Futbollisti Granit Xhaka është rikthyer në shtëpi pas gjashtë javësh mungese. Kjo si shkak i Kampionatit Evropian “EURO 2020” që po mbahet gjatë muajit qershor e korrik.
Në disa imazhe të publikuara nga bashkëshortja e tij, Lonita, Xhaka shihet duke përqafuar vajzën e tij Ayanën pasi hynë në shtëpi.
Kapiteni i zviceranëve luajti deri në të 1/8 e finales ndërsa në ndeshjen pasuese kundër Spanjës nuk u aktivizua si shkak i kartonëve të verdhë. Zvicra u detyrua të kthehet në shtëpi pasi u mposht nga spanjollët në çerekfinale.