Xhaka reagon para ndeshjes kundër Spanjës: Jam me zemër të thyer

Xhaka reagon para ndeshjes kundër Spanjës: Jam me zemër të thyer

Granit Xhaka është shprehur tejet i zhgënjyer që nuk do të mund të paraqitet ndaj Spanjës.

Granit Xhaka është lojtari i vetëm në fazën e çerekfinales që nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e çerekfinales ndaj Spanjës në “Euro 2020”.

Xhaka në rrjetin e tij social, Instagram ka postuar një fotografi me një mesazh për bashkëlojtarët.

“Me zemër te thyer që nuk do të mund të luaj nesër, por kam besim të plotë që do ta kryejmë punën”, tha Xhaka.

“Çfarë kemi në skuadër është e veçantë dhe do të shkojmë e të japim absolutisht gjithçka që të vazhdojmë të krijojmë histori”, përfundoi Granit Xhaka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Shpërndaje në: