Xhaka publikon foto nga vazhdimi i kontratës me Arsenalin

Xhaka publikon foto nga vazhdimi i kontratës me Arsenalin

Granit Xhaka tashmë e kishte bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me Arsenalin.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën ishte lidhur me një largim nga The Gunners në këtë verë, derisa kërkohej nga Roma.

‘Giallorossët’ ishin të bindur se do të arrin marrëveshje me Xhakën pas Kampionatit Evropian, mirëpo Arsenali e bindi që të qëndronte në Emirates.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, mesfushori konfirmoi se ka rinovuar kontratën.

“Shtëpi është aty ku është zemra. Vërtetë krenar që vazhdojë kontratën te Arsenali”, është mbishkrimi i lënë në foto nga Xhaka.

Arsenali ende nuk ka ofruar detaje se sa vite kontratë ka nënshkruar lojtari i tyre, por besohet të jetë edhe për katër vitet e ardhshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Shpërndaje në: