Xhaka: Nuk më duhet shiriti i kapitenit te Arsenali, ja pse qëndrova në këtë klub
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka këmbëngulur se ai nuk ka nevojë për shiritin e kapitenit, i cili iu hoq gati tre vjet më parë, për të qenë një lider brenda skuadrës së “Topçinjve”.
Xhaka kishte qenë kapiten i Borussia Monchengladbach në moshën 22-vjeçare dhe iu besua ky rol edhe te Arsenali nga trajneri Unai Emery pas sezonit 2019/20.
Por vetëm disa javë më vonë, reagimi i tij famëkeq ndaj talljeve të tifozëve pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Crystal Palace, bëri që ai të humbiste shiritin..
Pasi ishte i vendosur të largohej pas atij incidenti, Xhaka ka ringjallur karrierën e tij në Arsenal dhe është i bindur se ai është edhe më tutje një lider, përcjellë KosovaPress.
“Sigurisht, nuk më nevojitet shiriti i kapitenit për të udhëhequr skuadrën, tha ai për “The Athletic”.
“Të gjithë mund të shohin liderët në këtë ekip. Sigurisht, ju duhet një kapiten për ekipin kur ne kemi nevojë për të. Por nuk besoj shumë në shiritin e krahut. Për momentin kam një ndjenjë se nuk është vetëm një, por shumë njerëz që janë kaq të mirë në këtë ekip me të cilët mund të flasin dhe ata do t’ju ndihmojnë. Kjo është ajo që bën një ndryshim të madh për momentin.”, shtoi reprezentuesi zviceran.
Xhaka gjithashtu ka ripërsëritur gjithashtu se trajneri Mikel Arteta është arsyeja që ai ka mbetur në klub.
“Arteta është arsyeja pse unë jam ende në këtë klub. I gjithë klubi e di pse jam ende këtu, sepse tre vjet më parë kishe vendosur që të largohesha.”, tha ai.