Xhaka nuk do të kthehet në fushën e blertë deri vitin tjetër
Granit Xhaka vazhdon të vuajë nga një lëndim.
Mesfushori i kombëtares së Zvicrës dhe skuadrës së Arsenal, Granit Xhaka, duket se do të ketë shumë punë deri në rikthimin e tij.
Xhaka pësoi një lëndim dhe për situatën e tij ka njoftuar së fundmi skuadra e Arsenal, përcjell Periskopi.
Në njoftimin e Gunners thuhet se Xhaka nuk do të mund të kthehet në stërvitje deri në fillimin e vitit 2022.
Kësisoj, rreth 2 muaj e ndajnë yllin e Zvicrës nga rikthimi në fushat e blerta. /Periskopi/