Xhaka: Një kapiten mund të jetë edhe pa shirit
Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka ka dhënë komentin e tij në lidhje me detyrën e kapitenit.
Granit Xhaka ishte kapiten i Arsenalit gjatë sezonit 2019, por për shkak të një incidenti me tifozët në ‘Emirates’ ai e humbi shiritin.
Ai po luan një rol mjaft të rëndësishëm në garën e ‘Topçinjëve’ për një vend në Ligën e Kampionëve.Në lidhje se a është i gatshëm që Xhaka të marrë përsëri shiritin e kapitenit të Arsenalit, ai u përgjigj.
“Një kapiten i Arsenalit mund të jetë pa shirit dhe unë po përpiqem të udhëheq lojën dhe lojtarët pa shirit. Nëse vjen ndonjë nga klubi dhe më pyet nëse dua ta marr, do të jem këtu sepse e di që jam gati ta bëj sërish”, ishin fjalët e Xhakës për ‘Sky Sport’..Mesfushori ka luajtur gjithsej 25 ndeshje me Arsenalin në këtë sezon, ka gjetur golin një herë dhe ka dhuruar tri asistime.