Xhaka në mesin e tre futbollistëve me më shumti paraqitje në Europa League
Futbollisti i Granit Xhaka, është në mesin e tre futbollistëve që ka më së shumti paraqitje në garën e dytë më të fortë të futbollit në kontinentin e vjetër, Europa League.
Xhaka, në këtë kompeticion i ka 63 paraqitje.
Më shumë se ai kanë vetëm dy futbollistë, Aleksandar Dragoviq, 66-të dhe Rui Patricio, 69-të.
Granit Xhaka, prej se u transferua në Arsenal, luajti gjashtë sezone në këtë garë, derisa në vitin 2019-të e arriti edhe finalen me “Topçinjtë”, që e humbi kundër Chelseat, por edhe këtë pranverë të këtij viti, të cilën po ashtu e humbi me Bayer Leverkusenin kundër Atalantas.
Sivjet Xhaka po luan në Champions League pas një mungese të gjatë në garën më prestigjioze.
Nga sezoni 2009/2010-të, gara e njohur si UEFA CUP, mori emrin UEFA Europa League.