Xhaka me shokë sonte kërkojnë kalimin në finale të Ligës së Evropës dhe tejkalimin e rekordit të Benficas

Xhaka me shokë sonte kërkojnë kalimin në finale të Ligës së Evropës dhe tejkalimin e rekordit të Benficas

Bayer Leverkusen do të zhvillojë sonte ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Gjermanët do të mirëpresin në shtëpi skuadrën italine, AS Roma, e cila ka një avantazh të theksuar për nga ndeshja e parë.

Leverkusen fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale në Romë, duke arritur një fitore 2-0.

Ata tashmë janë një hap afër finales së Ligës së Evropës.

Kujtojmë që Leverkusen ka siguruar titullin e Bundesligas si dhe ndodhet në finale të Kupës së Gjermanisë, duke synuar kështu një ‘tripletë’ të mundshme me shtimin e Ligës së Evropës.

Ndërkohë, gjermanët gjithashtu nuk dijnë për humbje këtë sezon në të gjitha garat, ku veçse kanë barazuar rekordin e Benficas të 47 ndeshjeve të pamposhtur, dhe një shmangje e humbjes sonte përpos që do t’i çonte ata në finale, do t’i jepte atyre një rekord botëror që askush më parë nuk e ka arritur – me 48 ndeshje pa humbje.

Dueli fillon nga ora 21:00.

Shpërndaje në: