Xhaka flet për përballjen me Serbinë në Botëror
Granit Xhaka është deklaruar për media, para ndeshjes hapëse të Zvicrës ndaj Kamerunit në Kupën e Botës në Katar.
Ndër të tjera, futbollisti me origjinë nga Kosova u pyet edhe për ndeshjen që Zvicra do ta zhvillojë ndaj Serbisë më 2 dhjetor.
“Bëhet fjalë për futbollin, duhet të kujdesemi për veten. Të dyja përfaqësueset duam fitore. Kjo është më e rëndësishmja. Ne jemi këtu për të luajtur futboll, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Xhaka në konferencën për media të mërkurën.
Kujtojmë se në Botërorin e vitit 2018, Xhaka bëri shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë, pasi realizoi gol spektakolar.