Xhaka flet për ndeshjen në Novi Sad ndaj Bjellorusisë
Zvicra sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me trajnerin Murat Yakin ishte edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.
Ndër tjera, Xhaka foli edhe për ndeshjen ndaj Bjellorusisë, të zhvilluar në Novi Sad të Serbisë.
“Doja shumë të isha atje, e analizuam paraprakisht së bashku dhe në fund vendosëm që do të shkoja. Gjithçka kishte të bënte me sportin, kështu që jam i lumtur që isha atje dhe mund ta ndihmoja skuadrën”, u shpreh Xhaka.