Xhaka flet për Artetan: Ai kërkon shumë nga ne dhe jep 100 për qindëshin e tij
Arsenali ka udhëhequr Premier League që nga fillimi i sezonit, edhe pse në vjeshtë shumëve iu duk se kjo nuk do të zgjaste shumë.
Në një intervistë të fundit për Sky Sports, Granit Xhaka ka treguar sekretet e Mikel Artetës dhe suksesin e tij.
“Vetëm talenti nuk mjafton për të fituar trofe.Vetëm me talent, nuk mund të arrish asgjë të madhe.
Nëse na shihni në fushën e stërvitjes, do të vini re se sa shumë punojmë çdo ditë. Mikel ndryshoi dietën.
Ai ndryshoi shumë ushqime, yndyra e trupit të shumë lojtarëve ra shpejt. Këto janë detaje të vogla, por ato luajnë një rol të madh.
Arteta kërkon shumë nga ne. Por ai gjithashtu dëshiron që ne të kërkojmë shumë nga njëri-tjetri. Çdo ditë 100%.
Për të qenë i sinqertë, nuk kemi folur ende për fitimin e titullit. Por, nëse jemi kaq afër, pse jo?
Unë jam një adhurues i madh i të ëndërruarit pak, por kjo nuk është një ëndërr, është diçka që mund ta arrijmë në të vërtetë”.