Xhaferi: Unaza e Kryeqytetit do të marrë miratimin për garancinë e kredisë në ditët e para të qeverisjes së udhëhequr nga LDK

Xhaferi: Unaza e Kryeqytetit do të marrë miratimin për garancinë e kredisë në ditët e para të qeverisjes së udhëhequr nga LDK

Kandidati për deputet nga LDK, Krenar Xhaferi i cili në listën zgjedhore bart numrin 32 gjatë një interviste në kanal10 ka deklaruar se Unaza e Kryeqytetit “do të marrë miratimin për garancinë e kredisë në ditët e para të qeverisjes së udhëhequr nga LDK-ja”.

Xhaferi shtoi se ky projekt do të zgjidh problemin e kolonave në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Unaza e Kryeqytetit, me gjatësi prej 22 km, do të marrë miratimin për garancinë e kredisë në ditët e para të qeverisjes së udhëhequr nga LDK-ja, me kryeministër Lumir Abdixhikun.
Ky projekt do të zgjidhë problemin e kolonave brenda Prishtinës dhe do t’i japë qytetit një dimension të ri.

Shpërndaje në: