Xhaferi i LDK-së: Kemi pritur të shtyheshim për vendin e parë

Xhaferi i LDK-së: Kemi pritur të shtyheshim për vendin e parë

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Krenar Xhaferi, i cili ka marrë votat e mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, ka folur për rezultatin që partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, ka marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Xhaferi ka thënë se nëpër tubime kanë qenë të bindur që LDK-ja do të merrte rezultat shumë të mirë dhe që do të konkurronte shumë ngushtë me partinë e parë.

Ai në FRONTAL të T7 ka thënë se pritjet kanë qenë që Lidhja Demokratike e Kosovës do të merrte rreth 30 % të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kemi menduar deri në 30 % të arrijmë, e them me bindje të plotë, sepse ka qenë një mobilizim i jashtëzakonshëm i gjithë strukturës”, ka thënë Xhaferi.

LDK sipa rezutlateve përfunditmare ka marrë pak më shumë se 18 % të votave dhe do t’i ketë 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës./Periskopi/

Shpërndaje në: