Xhaferi i LDK-së: Janë bërë reforma të mëdha brenda strukturave, 9 shkurti do jetë me ndryshim

Xhaferi i LDK-së: Janë bërë reforma të mëdha brenda strukturave, 9 shkurti do jetë me ndryshim

Krenar Xhaferi, kandidat i LDK-së për deputet tregoi se si kanë shkuar planet e kësaj partie pak para fushatës zyrtare zgjedhore.

Xhaferi bëri të ditur se LDK ishte parti aktive nëpër qytete të ndryshme të vendit, teksa tha se atje gjeti edhe entuziazëm në popull.

I pyetur për ndryshimet e bëra në këtë parti, Xhaferi përmendi disa prej reformave aktuale.

“Ne kemi fillu shumë më herët, si parti, si LDK kemi pasur dhjetëra takime në shumë qytete, në shumë fshatëra, vërehet një entuziazëm jashtëzakonisht i mirë. Unë i kam vizitu thuajse në 50% të këtyre takimeve dhe entuziazmi është thuajse në secilën pjesë. E vrëj në Prishtinë, Gjilan, Podujevë e në shumë qytete tjera. LDK-ja ka reflektu karshi situatës që kemi qenë dhe natyrisht punët e mira dhe reformat të cilat janë bërë në LDK, dhe ky ndryshim ka ndiku që LDK-ja të rritet. Kujtoj që LDK-ja ka bërë reforma të thella dhe ato vërehen në secilin cep të saj. Unë vij prej degës së katërt në Prishtinë dhe realisht edhe struktura e drejtorëve tregon një reformë”, tha ai.

Shpërndaje në: