Xavi tregon autoritetin qysh në ditën e parë: Fut në fuqi dhjetë rregulla të qarta për të gjithë

Xavi tregon autoritetin qysh në ditën e parë: Fut në fuqi dhjetë rregulla të qarta për të gjithë

Barcelona është futur në një epokë të guximshme nën ish-mesfushorin legjendar, Xavi, i cili zëvendësoi Ronald Koemanin si kryetrajner këtë muaj.

41-vjeçari, i cili fitoi eksperiencë si trajner me Al Saddin para se të kompletonte rikthimin emocionues në ‘Camp Nou’, dhuroi një konferencë për shtyp impresive në rolin e tij të ri të hënën.

Xavi sigurisht se duhet të jetë në dijeni për sfidën që e pret te Barça, por prapë kjo ishte një mundësi madhështore të cilën ai nuk do ta refuzonte, transmeton Periskopi.

Barcelona aktualisht renditet në vendin e nëntë në La Liga, 11 pikë prapa liderit të ligës Real Sociedadit, derisa blaugranët gjithashtu rrezikojnë të eleminohen në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Sidoqoftë, Xavi ka qenë në postin e ri vetëm për pak kohë por, sipas gazetës ‘AS’, tashmë ka aplikuar një rregullore me dhjetë rregulla që të gjithë duhet t’i respektojnë në klub.

1. Lojtarët duhet të mbërrijnë në qendër 90 minuta para fillimit të stërvitjeve.

2. Stafi duhet të mbërrijë në qendër dy orë para stërvitjeve.

3. Lojtarët duhet të hanë në qendrën stërvitore të klubit.

4. Janë rikthyer gjobat, të cilat nuk ekzistonin pas largimit të Luis Enriques më 2017, nën arsyetimin se lojtarët janë profesionistë sa duhet për të ditur si të sillen.

5. Gjobat do të dyfishohen secilën herë që thehet për herë të dytë rregullorja.

Për shembull, nëse një lojtar vonohet në një seancë stërvitore, ai fillimisht do të paguajë një gjobë prej 100 €. Kjo do të rritet në 200 € herën e dytë, 400 € herën tjetër, e kështu me radhë.

AS thotë se disa gjoba arritën në 6000 euro gjatë kohës së Enriques në krye të skuadrës katalanase.

7. Lojtarët duhet të japin 100% në stërvitje, ata që dështojnë, do të lihen në bankë ose do të largohen tërësisht nga skuadra.

8. Aktivitetet jashtë fushës së futbollistëve do të monitorohen. Xavi nuk dëshiron që lojtarët të bëjnë udhëtime private gjatë sezonit pa leje.

9. Aktivitetet e ‘rrezikshme’ nuk janë të pranueshme më. Lojtarëve më nuk do t’u lejohet të marrin pjesë në aktivitete të rrezikshme si sërfi ose të ngasin motoçikletë elektrike. Ata që e injorojnë këtë rregull, mund t’u ndërpritet kontrata dhe mund të përballen me pasoja serioze.

10. Imazh të mirë në esencë. Lojtarët dhe stafi i trajnerëve duhet të jenë shembull për publikun. Duhet të tregojnë empati me fansat dhe të aplikojnë rregulloren e sjelljes gjatë gjithë kohës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: