Xavi refuzoi Brazilin për të drejtuar Barcelonën

Xavi refuzoi Brazilin për të drejtuar Barcelonën

Xavi Hernandez është emëruar si trajner i ri i Barcelonës.

Mesfushori spanjoll besohet të ketë pasur oferta të tjera përveç Barcës, bazuar në deklaratat e tij të fundit.

Ai ka përmendur kombëtaren e Brazilit, por atë e ka refuzuar për të plotësuar ëndrrën e tij për të kaluar te Barca.

Duke folur gjatë prezantimit si trajner i Barçës, Xavi konfirmoi: “Është e vërtetë që kam folur me Brazilin. Ideja ishte ta ndihmoja Titen dhe pastaj ta merrja në dorë ekipin vetë pas Botërorit”.

“Por ëndrra ime ishte të vija në Barcelonë. Ndihem i gatshëm dhe plot vetëbesim. Ndiej se ky është çasti”, shtoi ai.

Xavi do të ketë një punë mjaft të vështirë në ‘Camp Nou’, pasi skuadra është në një krizë të thellë rezultatesh por edhe krizë ekonomike. Kjo nuk e frikësoi atë që të kthehet për të drejtuar klubin te i cili si lojtar luajti për 17 vite./Periskopi/

Shpërndaje në: