Xavi pritet të startojë me Coutinhon ndaj Benficas: Kështu pritet të duket formacioni i Barcës
Barcelona luan sonte një ndeshje vendimtare për fatin e saj në Champions League.
Katalanët janë në kërkim të fitores së radhës në CL, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të garave.
Benfica është skuadra kundërshtare, e cila në ndeshjen e parë në grupe kishte mposhtur Barcën me rezultat 3:0.
Por, në këtë ndeshje, Barca ka një tjetër njeri në krye të stolit; Xavi Hernandez, përcjell Periskopi. Në këtë ndeshje, Xavi pritet të startojë me 4-3-3.
Philippe Coutinho është emri që pritet të luajë në sulm krah Memphis Depay e Gavi.
Mesfusha pritet të përbëhet nga Frenkie, Busquets e Nico, derisa mbrojtja me Mingueza, Pique, Eric e Alba, me gjermanin Ter Stegen në portë.
Shikoni më poshtë grafikun që tregon skemën e mundshme të Barcës, por edhe atë të Benfica. /Periskopi/