Xavi prezantohet sot si trajner i Barcelonës para 25 mijë fansave në ‘Camp Nou’
Barcelona do ta prezantojë sot Xavi Hernandezin si trajner të ri të Barcelonës në ora 13:00, para 25 mijë fansave në folenë e blaugranëve ‘Camp Nou’.
Gjatë prezantimit si trajner i Barçës, në “Camp Nou” priten diku tek 25 mijë spektatorë.
Pas prezantimit, trajneri i ri i Barcelonës do të flasë për mediat në një konferencë për shtyp që është caktuar për në orën 13:30.
Spanjolli ishte pjesë e Barcelonës deri në vitin 2015, kur kaloi në Al-Sadd, aty ku në vitin 2019 u bë trajner.