Xavi për arrestimin e Dani Alves: Jam i habitur dhe i shokuar
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencë për media është pyetur edhe për çështjen e Dani Alves.
Braziliani është arrestuar dhe është në burg, si i dyshuar për një sulm seksual.
Xavi, që e kishte bashkëlojtar Dani Alvesin për shumë vite, tha se ndihet i habitur dhe i shokuar.
“Si gjithë të tjerët, unë jam i befasuar dhe i tronditur, pak i tronditur duke njohur Danin, është çështje drejtësie dhe drejtësia do të diktojë çdo gjë, ne nuk mund të hyjmë në atë pjesë, sa per Danin ndihem aq keq për të dhe i habitur dhe i shokuar”, u shpreh trajneri spanjoll.