Xavi pas barazimit me Granadan: Është turp të mos fitosh
Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka fajësuar mungesën e përvojës në ekip pas barazimit të fundit 1-1 ndaj Granadës sot (e shtunë).
Blaugranët dukej se do të merrnin fitoren e dytë radhazi në La Liga që nga fillimi i vitit 2022, pas një goli të shënuar me kokë nga Luuk de Jong.
Megjithatë, pas largimit me të kuq të mesfushorit Gavi, Barcelona u vu nën presion të madh nga vendasit dhe fare në fund të ndeshjes pranuan golin e barazimit.
Ky barazim la shije të hidhur të klubi nga Camp Nou dhe trajneri Xavi i frustruar pretendoi se vendimmarrja e keqe në momentet kyçe minoi ekipin e tij në minutat e fundit dhe i lejoi ata të humbnin dy pikë.
“Është turp të mos fitosh, por ky rezultat ka ardhur nga gabimet tona”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes për gazetën Marca.
“Është mungesë eksperience dhe largimi na ka pakësuar. Kemi humbur dy pikë shumë të rëndësishme”.
“Ne nuk mund të largohemi nga këtu të lumtur dhe duhet të jemi vetëkritikë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Ndeshja e radhës për Barcelonën është një udhëtim në Arabinë Saudite për t’u përballur me Real Madridin në Superkupën e Spanjës.