Xavi para sfidës së parë në Champions League: Nëse fitojmë kualifikohemi, duhet të jemi optimistë
Barcelona do të luajë në mesjavë ndeshjen e radhës në Champions League.
Katalanët do të drejtohen nga Xavi Hernandez për herë të parë në një garë ndërkombëtare, kundër Benficas.
Për këtë ndeshje, trajneri është shprehur optimist dhe pret fitore për të kaluar tutje.
“Jam i kënaqur me ndeshjen e kaluar. Pasi shikova reprizën, pash se ishim shumë mirë deri në minutën e 82 apo 83”, ishin fjalët e spanjollit, përcjell Periskopi.
“Tani flasim për Champions League. Shpejtësia e intensiteti janë ndryshe, Benfica është dëshmuar e rrezikshme. Nëse fitojmë kualifikohemi, duhet të jemi optimist. Por, pa harruar se atje humbëm 3:0”, shtoi Xavi.
Barcelona pas Benficas do të ketë punë edhe me Bayern Munich, por për ndeshjen ndaj gjermanëve është më e favorshme të mos bëhen shumë kalkulime. /Periskopi/