Xavi: Nuk ka talent më të madh në botë se Pedri
Barcelona e ka mposhtur me rezultat të thellë Valencian 1:4 në kuadër të javës së 25-të në La Ligan spanjolle.
Golin e katërt për katalonasit e realizoi mesfushori i talentuar, Pedri, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori spanjoll u inkuadrua vetëm tre minuta më herët dhe nga një distancë e largët shënoi për 1:4, që doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thuri lavde për 19-vjeçarin.
“Nuk ka talent më të madh në botë se Pedri, duhet të kujdeseni për të, ai është vetëm 19 vjeç”, u shpreh trajneri spanjoll pas ndeshjes.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e katërt, një më pak se Betisi, nëntë më pak se Sevilla dhe 15 më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më shumë të luajtur.