Xavi: Messi e meriton një shans të dytë në Barcelonë

Xavi: Messi e meriton një shans të dytë në Barcelonë

Argjentinasi u largua nga Camp Nou verën e kaluar

Xavi Hernandez ka ritheksuar dëshirën e tij që ta shikon ish shokun e tij të skuadrës Lionel Messi duke luajtur përsëri në Barcelonë.

Sulmuesi argjentinas u largua nga klubi verën e kaluar dhe ju bashkua Paris Saint-Germain si transfer i lirë, pasi që, më parë i kishte skaduar kontrata dhe Barcelona nuk mund t’i ofronte atij kontratë të re për shkak të problemeve financiare shkaku i Covid-19.

“Dëshiroj që koha e Messit në Barcë mos të përfundoj, mendoj se ai meriton një shans të dytë, një shans të fundit, por kjo të ndodh vitin e ardhshëm”, tha Xavi në një konferencë për shtyp kur u pyet për lojtarin.

“Ai ka kontratë për momentin me PSG, por unë do të dëshiroja që kjo të ndodh”.

Xavi shprehet optimist për sezonin e Barcelonës 2022/23

Xavi ka shkuar edhe më larg duke treguar që stafi tij i trajnerëve janë duke punuar shumë që skuadra ta rigjëjë besimin pas një sezoni ku ata dështuan për ta fituar një titull.

“Ne jemi duke punuar në këtë”, shtoi Xavi.

“Ne do t’i japim shumë besim kështu që ata ta ndiejnë humbjen në fushë. Ne i monitorojmë ata me video individuale kështu që ata punojnë që të përmirësohemi si skuadër”.

“Lojtarët që kam në skuadër kanë besimin tim të plotë”, tha ai.

Barcelona ka marrë kritika nga shumë njerëz për shpenzimet e saj këtë verë, pavarësisht vështirësive financiare, por Xavi beson që klubi nuk ka thyer ndonjë rregull.

“Nga brenda, ne nuk e kemi këtë mendim”, shtoi Xavi.

“Ne po blejmë lojtarë sepse dëshirojmë t’i bëjmë gjërat si duhet, pa i thyer rregullat deri me tani”.

Trajneri i Barcelonës e ka lavdëruar Jules Kounde dhe ka thënë se tani gara për një vend në mbrojtje do ta shtojë konkurrencën në skuadër.

“Jam i lumtur me arritjen e Kounde”, deklaroi ai.

“Ai do të na jap ne një aset shtesë. Ai mund të luajë edhe si mbrojtës anësor, si Araujo. Kjo do të thotë se do të këtë më shumë konkurrencë në skuadër. Kjo do të thotë shumë. Konkurrencë dhe paraqitje. Paraqitje të atyre që luajnë më mirë”.

“Kemi më shumë mbrojtës qendre. Kam folur më të dhe ai do të vije këtu për të garuar, për ta bërë dallimin, unë mendoj se ai mund ta bëjë. Ai ka aftësi lidershipi”.

Shpërndaje në: