Xavi ka pranuar një mesazh urues nga Messi, pas zyrtarizimit te Barca
Lionel Messi është përkujdesur që të urojë Xavin për punën e re.
Xavi Hernandez u zyrtarizua gjatë kësaj jave si trajner i ri i Barcelonës, duke lënë aventurën me Al Sadd për t’u kthyer në Camp Nou.
Spanjolli është prezantuar sot në stadiumin e Barcelonës. Ndërsa, për punën e re ai ka marrë mesazh urues edhe nga Messi, përcjell Periskopi. Këtë e ka konfirmuar vet Xavi.
“Messi është shok shumë i mirë. Ai më shkroi për të më uruar fat të mirë”, ka thënë Xavi.
“Por, nuk mund të mendojmë për lojtarët që nuk janë këtu”, shtoi spanjolli.
Xavi dhe Messi ishin shokë skuadre te Barcelona, në kohën e artë të kësaj skuadre. /Periskopi/