Xavi: Jam shumë i mërzitur, Liga e Kampionëve po bëhet mizore
Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Barcelona dhe Inter kanë barazuar me rezultat 3 me 3 në “Camp Nou”.
Ousmane Dembele (40’) dhe Robert Lewandowski (82’, 90+2’) shënuan për katalanasit.
Kurse, për “Nerazzurrët” shënuan Nicolo Barella (50’), Lautaro Martinez (63’) dhe Robin Gosens (89’).
Interi pas këtij barazimi ka 7 pikë dhe renditet i dyti në grup, me tri pikë më shumë se Barcelona, me katalanasit që tashmë kanë shumë pak gjasa për kalim tutje.Trajneri i kësaj skuadre, Xavi Hernandez ishte shumë i mërzitur pas ndeshjes.
“Liga e Kampionëve po bëhet mizore ndaj nesh… në Mynih, në Milano dhe përsëri në ndeshjen e sotme”.
“Jam i mërzitur, jam me të vërtetë i mërzitur. Është e padrejtë, ne duhet të kishim penallti në ndeshjen e parë”, përfundoi ai.