Xavi i del në mbështetje Viniciusit: Duhet të themi mjaft, nëse ka ofendime ne nuk luajmë
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për racizmin që Vinicius përjetoi të dielën në Mestalla të Valencias.
Trajneri nga Terrassa beson se futbolli duhet të thotë mjaft dhe të zbatojë masa të forta që kjo lloj situate të mos vazhdojë të përsëritet.“Është turp që këto gjëra ndodhin në 2023.
Nuk ka stema apo ngjyra të klubit kur bëhet fjalë për këtë. Bëhet fjalë për njerëzit dhe ne duhet të dënojmë çdo akt si ai që ndodhi në Mestalla me Vinicius,” tha Xavi në një konferencë për shtyp, duke sugjeruar se zgjidhja është ndërprerja e ndeshjeve.
“Mendoj se ndeshjet duhet të ndërpriten. Unë jam duke punuar dhe është e pranuar që njerëzit të shajnë në botën e futbollit. Është koha të ndalosh të gjitha këto, të thuash mjaft është mjaft.
Nëse ka një fyerje, nuk luajm. Nuk kam pse të duroj të gjitha llojet e ofendimeve në orarin tim të punës. E kam menduar gjithmonë këtë dhe tani që jam trajner i Barçës mund ta them këtë.”
Trajneri i Barçës beson se kjo është një çështje edukative.
“Duhet t’i edukojmë njerëzit, që të mos shkojnë në futboll për të fyer arbitrin p.sh. Nuk ndodh në sportet e tjera. Në tenis, në golf heshtet nga respekti për lojtarin”.Xavi, ndryshe nga Vinicius, nuk beson se Spanja është një vend racist, por e kupton reagimin e lojtarit të Real Madridit.
“Unë nuk mendoj se Spanja apo La Liga janë raciste, por ka pasur akte racizmi dhe kjo është ajo që duhet dënuar. Ata thonë se duhet të jemi shembull, por nëse na thonë gjithçka, është e vështirë të mos u kthehemi, kjo është ajo që ndodh me Vinicius. Ai është një person, ju duhet të mbroni Vinicius përpara çdo interesi klubi” përfundoi Xavi.