Xavi i befason tifozët, pavarësisht humbjeve gati të qëndrojë akoma tek Barcelona!
Xavi Hernandez mund të vazhdojë ende si trajner i Barcelonës.Trajneri i ekipi katalunas, të cilit i ka mbetur edhe një vit nga kontrata e tij, po shqyrton mundësinë e rishqyrtimit të vendimit të tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit.
Tani mbetet të ulet me presidentin Joan Laporta, zëvendëspresidentin Rafa Yuste dhe drejtorin sportiv Deco për të analizuar situatën dhe për të vlerësuar nëse është më e mira për të gjithë.
Ai ka një raport shumë të mirë me Decon, me të cilin ka punuar shumë mirë dhe presidenti Joan Laporta dhe nënpresidenti Rafa Yuste i kanë treguar vazhdimisht mbështetjen e tyre në javët e fundit.