Xavi Hernandez pranon të bëhet trajner i KF Barcelonës
Barcelona duket se shpejt ka arritur të gjejë trajnerin e saj të ri pas shkarkimit të Ronald Koemanit.
Bëhet fjalë për legjendën e këtij ekipi, Xavi Hernandezin, që sipas raporteve spanjolle ka pranuar të bëhet kryetrajner i klubit katalunas.
Plani tashmë ka marrë ritëm më të përshpejtuar pas largimit të Koemanit, shkruan 90Min, përcjell Periskopi.
Xavi punonte në ekipin e Al-Sadd, ku kishte kushte të mira financiare. /Periskopi