Xavi Hernandez do ta vazhdojë kontratën e tij edhe për dy vite me Barcelonën
Është zhvilluar takimi i parë mes përfaqësuesve të trajnerit të Barcelonës dhe drejtuesve për të ardhmen e tij.
Hapat e parë ishin pozitivë dhe zyrtarët e klubit i ofruan Xavi Hernández mundësinë e rinovimit për dy sezone.
Sipas Sport, në vend që t’i përfundonte kontratën në fund të sezonit të ardhshëm, trajneri do të qëndronte edhe dy sezone të tjera në krye të ekipit katalanas.
Xavi Hernandez do të qëndronte praktikisht deri në fund të mandatit të presidentit të Barçës, Joan Laporta.Objektivi i Barçës është rinovimi me trajnerin gjatë muajit prill dhe zyrtarizimi i rinovimit sapo të mbyllet kampionati.