Xavi: E kemi prekur fundin, sot nis një epokë e re
Pas shumë vjetësh, Barcelona do të rikthehet të luajë në Europa League.
Të besuarit e Xavi Hernandez u mundën 3-0 nga Bayern Munich në sfidën e fundit, derisa në anën tjetër rivali direkt për vendin e dytë, Benfica, fitoi finalen e saj.
Xavi është shprehur tejet i mërzitur pas këtij eliminimi.
“Nuk e meritojmë të jemi në Ligën e Evropës. Mendova se mund të konkurronim më mirë, por realiteti është se nuk mundëm”.
“Më dhemb shumë, nuk mund të përballojmë të jemi në këtë situatë, e kemi prekur fundin”, tha Xavi.
“Është koha të nisim gjithçka nga e para”.