X i Elon Musk padit Kaliforninë për të shfuqizuar ligjin e moderimit të përmbajtjes
Platforma X e Elon Musk ka paditur shtetin e Kalifornisë të premten për një ligj shtetëror që ka vendosur rregulla të reja transparence për kompanitë e mediave sociale, duke u kërkuar atyre të publikojnë politikat e tyre për dezinformimin policor, ngacmimin, gjuhën e urrejtjes dhe ekstremizmin.
X, platforma e mediave sociale, tha se ligji i njohur si Projektligji i Kuvendit 587 shkel të drejtat e lirisë së fjalës sipas Amendamentit të Parë të Kushtetutës së ShBA-së dhe kushtetutës së shtetit të Kalifornisë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Në ankesën e paraqitur në gjykatën federale në Sacramento, Kaliforni, X vlerëson se “qëllimi i vërtetë” i ligjit është të ushtrojë presion ndaj kompanive të mediave sociale për të eliminuar përmbajtjen që shteti e konsideronte të kundërshtueshme.
Duke vepruar kështu, Kalifornia po i detyron kompanitë të adoptojnë pikëpamjet e shtetit për çështjet e ngarkuara politikisht, theksoi kompania X.
Pasi bleu Teitter për 44 miliardë dollarë tetorin e kaluar, Musk, pushoi nga puna shumë punonjës përgjegjës për monitorimin dhe rregullimin e përmbajtjes dhe rivendosi disa llogari që menaxhmenti i mëparshëm i kishte ndaluar.