Pamje nga Spitali i Gjilanit ku po trajtohet Stivi Frashëri që u sulmua nga tifozët
Takimi mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas një incidenti që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit dhe sulmuan portierin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan Periskopi.
Gjendja shëndetësores e Frashërit sipas zyrtarëve nga emergjenca në Spitalin e Gjilanit thuhet se është e mirë dhe stabile, portieri nuk ka pësuar tronditje.
“Për momentin është duke marr një infuzion, mjekët po e përcjellin gjendjen e tij. Nuk ka lëndime apo tronditje, gjendja e tij është stabile”, thanë nga Emergjenca për Periskopin.
Më poshtë mund ta shikoni në pamje edhe porterin i cili është i shtrirë dhe po trajtohet nga mjekët.