Wilson që kishte shkruar “Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”, emërohet zv.Sekretare e Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes

Administrata e re amerikane emëroi Kingsley Wilson në postin e Zëvendës Sekretarit të Shtypit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.
Me marrjen e detyrës, Wilson njoftoi në rrjetet sociale se ishte e nderuar që u emërua në këtë detyrë dhe se Amerika do të jetë më e fortë se kurrë.
Wilson, në fund të vitit 2023, para emërimit kishte shkruar në rrjetin social ‘X’, “Make Kosovo Serbia again” apo në shqip ” Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”.
Kujtojmë se pas fjalimit të ashpër të nënpresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Paqes në Mynih, mediat njoftuan se administrata e re amerikane po shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa, e cila do të vlente edhe për bazën Bondsteel.