Will Smith dhe Jada Pinkett janë drejt ‘divorcit më të shëmtuar’ të showbizz-it

Will Smith dhe Jada Pinkett janë drejt ‘divorcit më të shëmtuar’ të showbizz-it

Martesa e Will Smith dhe Jada Pinkett Smith duket se po shkon drejt divorcit, pasi çifti është në konflikt që nga ngjarja e bujshme në Oscars 2022.

Pavarësisht qëndrimit të ndarë të njerëzve për këtë çështje, tensioni mes çiftit është në rritje.

Revista Heat raportoi: “Që nga skandali i Oscars, tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme”.

“Kanë pasur probleme edhe më parë, por tani ata janë sërish në konflikt,” tha një burim i brendshëm.

“Nëse ata do të ndaheshin, Will ka një pasuri prej 350 milionë dollarësh, dhe Jada do të kishte të drejtën e gjysmës së tyre sipas ligjit të Kalifornisë.”

“Ky mund të jetë një nga divorcet ‘më të shëmtuara’ në historinë e showbiz-it dhe do të zgjasë më shumë se ai i Angelina-s dhe Brad-it”, shtoi burimi.

Will i kishte kërkuar falje publike Chris-it duke shkruar: “Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme.”

Shpërndaje në: