Wilder telefonoi trajnerin e tij në orën 2 të mëngjesit – i jep lajmin për të ardhmen e tij
Deontay Wilder ka shqyrtuar seriozisht të ardhmen e tij pas humbjes me nokaut ndaj Tyson Fury.
Sipas raportimeve të Mirror, boksieri amerikan ka zhvilluar telefonata me trajnerin e tij, në orën 2 të mëngjesit, transmeton Periskopi.
Bomberi i Bronztë ka folur për dy orë në telefon me Malik Scott, rreth rikthimit të tij në ringun e boksit, derisa planifikon të shkojë në pushime para kampit stërvitor.
Wilder nuk do të pensionohet nga boksi. Ai tani po rikuperohet nga lëndimi që pësoi në dorë.
Nuk dihet akoma se kush do të jetë rivali i ardhshëm i Deontay Wilder./Periskopi/