Wilder i rikthehet ringut, ky është rivali i tij: Këtë fundjavë, n’3 të mëngjesit
Deontay Wilder do të rikthehet në ring këtë fundjavë, pasi ai kërkon të rindërtojë reputacionin dhe karrierën e tij pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Tyson Furyt.
Ai pësoi humbje të rënda nga Fury, por tani është kthyer dhe gati për të garuar përsëri në nivele të larta.
Wilder mburret me 41 nokaute nga 42 fitoret e tij, por ai u mposht nga ‘Gypsy King’, duke i dhënë kështu një ecuri jo të mirë karrierës së tij, përcjellë KosovaPress.
Kundërshtari i tij të shtunën në mbrëmje do të jetë Robert Helenius i Finlandës, i cili zotëron një rekord 31 fitoreve dhe vetëm tre humbjeve.
Megjithë problemet e tij të fundit, Wilder do të jetë favorit i madh pasi ai synon ta vazhdojë karrierën e tij në boks, pasi mendon që për një kohë të shkurtër mund të pensionohet.
Kjo përballje me 12 raunde për peshat e rënda do të zhvillohet të shtunën, më 15 tetor.
Ai do të mbahet në Barclays Center në Brooklyn, New York City dhe pritet të startojë rreth orës 03:00 të mëngjesit.