Wijnaldum: Mourinho trjaneri i jashtëzakonshëm, bisedova me të dhe erdha këtu
Mesfushori i Romës, Georginio Wijnaldum, ka folur për punën e tij të ardhshme nën drejtimin e Jose Mourinhos.
“Ne nuk patëm një bisedë në të cilën ai do të thoshte:” Duhet të vini këtu. Bisedimet po vazhdonin mes klubeve. Më vonë biseduam dhe ai më falënderoi sepse doja të isha këtu. E diskutuam dhe folëm për futbollin.
Për Mourinhon si trajner, ai flet vetë, trofetë e tij dhe klubet që ka drejtuar. Ky është një trajner i jashtëzakonshëm. Çdo lojtar dëshiron të punojë me të, dhe unë nuk bëj përjashtim”, tha Wijnaldum gjatë një konference për shtyp.
Kujtojmë se Georginio Wijnaldum do të luajë për Romën në formë huazimi në sezonin 2022/2023.