WhatsApp sjell risinë që të gjithë e prisnim
Aktualisht WhatsApp ka një ‘të metë’ shqetësuese sepse kushdo mund tu shtojë në një grup edhe nëse nuk dëshironi.
Por tashmë aplikacioni Whatsapp do të shtojë një opsion të ri ku përdoruesit mund të kontrollojnë se kush mund ti shtojë e kush jo në grupe.
Opsioni do të shfaqet nën menunë Açount > Privacy. Me këtë opsion mund të lejoni që në grupe në WhatsApp tu shtojnë të gjithë, vetëm kontaktet dhe askush. Dy të parat janë të nevojshme ndërsa i treti është i veçantë.
Kjo sepse mund të bllokoni çdo ftesë grupi me përjashtim të atyre që merrni nga administratori i grupit në WhatsApp.
Ftesat do të jenë aktive për 72 orë. Më pas do të hiqen. Ky sistem do të aplikohet vetëm nëse keni aktivizuar vetëm për kontaktet tuaja por dikush tjetër jashtë listës së kontakteve që keni përpiqet tu shtojë.